Puhie Demaku largohet nga politika

Deputetja e Vetëvendosjes, Puhie Demaku ka vendosur të pauzoj nga politika

Lajmin e ka bërë të ditur ajo vet përmes një postimi në Facebook ku ka treguar edhe arsyejet për këtë vendim.

“Pas zhvillimeve te fundit ne skenen politike ne vendin tone, kam analizuar ne hollesi angazhimin tim ne jeten publike dhe dua te ju njoftoj se per arsye krejtesisht personale, do ta pauzoj angazhimin tim te drejtperdrejte ne politike”, ka theksuar Demaku.

Ajo po ashtu ka thënë se 6 vjetët të cilat i ka kaluar në Lëvizjen Vetëvendosje kanë qenë një rrugëtim i jashtëzakonshëm, me sfida e mësime dhe ka qenë  një përvojë me shumë vlerë.

“Duke marre ne konsiderate te gjithe faktoret e sidomos obligimet dhe pergjegjesite personale, une kam vendosur qe te ndjeke nje rruge profesionale jashte politikes, pa lene anash kontributin, per aq sa mundem dhe di, per te miren e kombit dhe avancimin e interesave te shtetit”, ka thënë ajo.

Demaku Lëvizjes Vetëvendosje, kolegëve dhe aktivistëve iu ka dëshiruar shumë suksese në zgjedhje dhe në sfidat e tyre të ardhshme.

“Juve miq e familjare u jam shume mirenjohese per mbeshtetjen, durimin e madje edhe per kritikat/verejtjet/sygjerimet qe m’i keni dhene pergjate ketij rrugetimi. Uroj qe rruget tona te takohen per te mire”, thuhet në fund të postimit të Demakut./21Media

Back to top button