Ditë e veçantë për reperin

Ditë e veçantë për reperin

Reperi i njohur nga Ferizaj, Arton Avdyli i njohur si 2Ton për publikun është që nga fëmijëria. Ky emër artistik është identitet për reperin, që po gëzon karrierë të suksesshme muzikore.

Data 8 nëntor për reperin është e veçantë, sepse feston ditëlindjen e 30-të, shkruan rtv21.tv

“Ey Loqki”, “Ku rrin”, “Na dy”, “Ato”, “Qa boj”, “Prej zemres”, “Krejt t’i fala”, “Mu kujtove dje”, “Zemra jem”, “Shumë telefona”, “Love”,  “Gjithë jetën”. janë vetëm disa nga projektet me nam të reperit, ndër të shumtat që ka.

Reperi numëron edhe disa bashkëpunime me emra të njohur të skenës si: Labinot Tahiri, Samanta Karavella, Lindon Berishën.

”TT”, titullohet projekti i fundit i reperit, të cilin e solli në bashkëpunim me reperen e re, Tika Behramin. ”TT” u publikua në muajin tetor dhe deri tani ne YouTube numëron mbi 2 milionë klikime. /21Media