Ai mbushi 29 vjet

Ai mbushi 29 vjet

Reperi i njohur ferizajas, Arton Avdyli i njohur si 2Ton kontaktin e tij me muzikë e pati që nga fëmijëria. Vetë emri i tij artistik kishte një kuptim tjetër, por tash ky emër është identitet për reperin, që u bë i famshëm dhe po gëzon karrierë të suksesshme muzikore.

Për reperin data 8 nëntor është e veçantë, sepse feston ditëlindjen e 29-të. Në llogarinë e tij në Instagram ai publikoi një fotografi të tij, ku ka shkruar: “Urime ditëlindjen për mua”. Ndërkaq, miqtë e tij ia përgatitën një surprizë të vogël, një ëmbëlsirë me mbishkrimin “Urime ditëlindja”.

Urime të shumta 2Ton pranoi edhe nga ndjekësit e tij në Instagram, që janë në numër mbi 362 mijë.

 

View this post on Instagram

 

HAPPY BIRTHDAY TO ME 🎂

A post shared by 2 Ton (@2tonofficial) on

“2Ton” u paramendua si emër i një projekti të përbashkët mes tij dhe Astrit Avdiut, por tashmë Artoni njihet si 2Ton, shkruan rtv21.tv

“Ey Loqki”, “Ku rrin”, “Na dy”, “Ato”, “Qa boj”, “Prej zemres”, “Krejt t’i fala”, “Mu kujtove dje”, “Zemra jem”, “Shumë telefona” janë vetëm disa nga projektet me nam të reperit, ndër të shumtat që ka.

Ndërkaq, “Sa gabime” është projekti i tij i fundit që erdhi me një emër të ri në skenën muzikore, Donjeta Morina, projekt i cili përmban nuanca të dashurisë./21Media