Atmosfera e Uefa Supër-Kupës tashmë ka filluar të ndjehet

Atmosfera e Uefa Supër-Kupës tashmë ka filluar të ndjehet

Ndeshja mes Manchester United dhe Real Madrid do të zhvillohet në Shkup, por për të shijuar sado pak atë,  tre kupat legjendare të UEFA-së po ekspozuan edhe nëpër qytete tjera të Maqedonisë..

Sot ato u ekspozuan në Tetovë.

Fëmijët e ligës së Futbollit të Maqedonisë, u mblodhën për të bërë fotografi pranë kupës së Ligës së Kampionëve, Ligës së Evropës dhe Super Kupës.

“Kemi ardhur te qendra sportive për Super kupën 2017, dhe ne kemi ardhur që të zbavitemi së bashku këtu”, tha Monika Berisha.

“Kemi ardhur këtu për tu zbavitur dhe për të dalë në foto me kupat”, tha Erxhan Miftari.

Pas Tetovës turneu do të vazhdojë në Ohër, Manastir, Prilep, Negotinë, Strumicë, Shtip, Kumanovë, dhe me datën 7 dhe 8 gusht në sheshin e kryeqytetit.

“Sot në Tetovë fillon turneu i futbollit, që do të mbahet në 8 qytete, sot prej orës 9 deri në orën 11 në Tetovë, rreth 80 fëmijë luajnë futboll, i provojnë aftësitë e tyre në futboll”, u shpreh Viktor Pavllovski, koordinator i ligës së fëmijëve.

Zëvendës sekretari gjeneral i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Enver Sulejmani e cilëson këtë si ngjarje historike.

“Ky është rast historik , dhe në veçanti për fëmijët është rast sportiv po aq edhe kulturor, fëmijët dhe qyteti i Tetovës dhe kjo është respekt se 3 kupat e Evropës janë të gravituar këtu në Tetovë, kështu që kjo është një kënaqësi e veçantë”, shtoi Enver Sulejmani, Zëvendës sekretari gjeneral i Federatës së Futbollit të Maqedonisë.

Federata e futbollit të Maqedonisë ka përgatitur video xhirim  me 3 kupat e UEFA-së, ndërsa ka paralajmëruar ekspozitën kryesore që do të mbahet në Shkup pas një jave.

Ndryshe, ndeshja mes dy gjigantëve Manchester United dhe Real Madrid do të zhvillohet më 8 gusht, në Arenën Filipi Dytë.

/21Media