Mos pirja e mjaftueshme e ujit bënë që të qëndroni më gjatë të sëmurë, të keni probleme digjestive dhe plakje të parakohshme

Mos pirja e mjaftueshme e ujit bënë që të qëndroni më gjatë të sëmurë, të keni probleme digjestive dhe plakje të parakohshme

Shumë prej njerëzve nuk pinë ujë të mjaftueshëm në baza ditore. Duke e privuar veten nga burimi më natyror në botë, ne vazhdimisht e dëmtojmë trupin tonë.

Nëse keni ndonjë nga këto problem, ju lehtësisht mund të përmirësoni gjendjen tuaj duke filluar me një gotë ujë, pasi që nga aty fillon zgjedhja e “Goja juaj është e thatë”.

Sigurisht, çdo  herë që filloni të vëreni se goja juaj është duke u ngjitur dhe filloni të keni ndjenjë të tharjes së gojës, madje edhe aromë jo të mirë , është e qartë se nuk keni mjaftueshëm lëng në gojën tuaj për shkak të mos konsumimit të rregullt të ujit.

Pijet me sheqer janë vetëm një zgjedhje e përkohshme pasi që nuk i sjellin organizmit plotësimin e nevojave për të funksionuar normal ashtu siç e bënë uji.

 Lëkura e thatë

Gjëja më esenciale që lëkura juaj të jetë e shëndoshë është që  të qëndrojë e hidratuar. Në fakt, lëkura e thatë është një nga shenjat më të hershme që tregojnë për dehidrimin  e lëkurës, që pastaj mund t’ju çojë në probleme shumë më të komplikuara. Mungesa e ujit do të thotë mungesë e djersës në trup, që çon në pamundësinë e eliminimit nëpërmjet djersës të të gjitha materieve të dëmshme dhe yndyrës që akumulohet përgjatë ditës.

Sytë të thatë

Mos-pirja e ujit ndikon në tharjen e syve dhe në skuqjen e tyre. Pa ujë kanalet e lotit thahen dhe një gjendje edhe më e keqe shfaqet nëse përdorni  lentet e kontaktit.

Masa e muskujve gjithashtu ulet

Muskujt kanë shumë nevojë për ujë për të funksionuar normalisht. Sa më pak ujë në trup do të thotë masë më të vogël të muskujve. Pirja e ujit veçanërisht pas një stërvitjeje të gjatë e çon ujin në të gjitha pjesët që i nevojiten organizmit si dhe ulë mundësinë e zhvillimit të inflamacioneve.

Ndër të tjera mos pirja e mjaftueshme e ujit  ju bënë që të qëndroni më gjatë të sëmurë, të keni probleme digjestive dhe plakje të parakohshme. Pavarësisht se ku qëndroni pirja e ujit është e domosdoshme dhe assesi nuk bënë të anashkalohet.

Është e rëndësishme që  gjatë ditës të mbani pranë vetës një gotë me ujë dhe të konsumoni në mënyrë të rregullt në mënyrë që t’i evitoni shumicën e problemeve.