Avioni u aksidentua me një helikopter

Avioni u aksidentua me një helikopter

Një aeroplan i vogël pasagjerësh u rrëzua mbi një helikopter të parkuar gjatë fluturimit në aeroportin e vetëm në rajonin Everest të Nepalit të dielën, duke vrarë të paktën tre persona dhe duke plagosur katër të tjerë, thanë zyrtarët.

Incidenti ndodhi në momentin kur aeroplani po përgatitej të nisej nga Lukla për në kryeqytetin e Nepalit, Katmandu, tha zyrtari i aviacionit Raj Kumar CHhetri.

Ai tha se aeroplani doli nga pista dhe goditi helikopterin që ishte i parkuar, transmeton rtv21.tv.

Të plagosurit u dërguan në Katmandu, tha zëdhënësi i policisë Nepal Uttam Raj Subedi. Viktimat e këtij aksidenti janë një pilot i avionit dhe dy policë që ishin pranë helikopterit të parkuar.

Aeroporti ku ndodhi ky aksident, që është 2,845 metra mbi nivelin e detit, shpesh është konsideruar si një ndër aeroportet më të rrezikshme në botë, për shkak të pistave të shkurtra dhe vështirësisë për të arritur në to. Ky aeroport është i hapur vetëm për helikopterë dhe avionë të vegjël.

Në maj 2017, një aeroplan mallrash po zbarkonte në Lukla kur humbi kontrollin në lartësi dhe u rrëzua në një mal poshtë pistës, duke vrarë të dy pilotët. Për aksidentin u fajësua dukshmëria e dobët.

Në shkurt, një helikopter që fluturonte në mot të keq u rrëzua në një mal në pjesën verilindore të Nepalit, duke vrarë të shtatë persona në bord, duke përfshirë edhe ministrin e turizmit të vendit./21Media