Të shtëna me armë në Californi

Të shtëna me armë në Californi

Të shtënat me armë në një festë Halloween-i në SHBA kanë shkaktuar 3 viktima dhe 9 të plagosur, ndërkohë që personi që ka hapur zjarr është në ndjekje nga policia.

Ngjarja ka ndodhur në Long Beach të Californisë. Trupat e pajetë u gjetën në oborrin e një shtëpie dhe ishin veshur me kostume të frikshme. Të plagosurit po marrin trajtim mjekësor në një spital të Los Angeles.

Sipas fqinjëve, janë dëgjuar 20-30 të shtëna, ndërkohë që disa sekonda më parë kanë dëgjuar një makinë të vinte me shpejtësi drejt shtëpisë ku ndodhi masakra./21Media