Xhudistet kosovare drejt Budapestit

Xhudistet kosovare drejt Budapestit

Distria Krasniqi, Fjolla Kelmendi dhe Loriana Kuka, do  të garojnë në Grand Prixin e Budapestit, që do të mbahet prej të premtes deri të dielën.

Distria dhe Fjolla do të garojnë të premten në kategorinë -48 kilogramë, derisa Loriana të dielën në -78 kilogramë.

Distria Krasniqi ishte eliminuar më herët nga Grand Prix i Zagrebit, kategoria 48 kilogramë, xhudistja pejane ishte mposhtur në raundin e dytë nga ukrainasja Daria Bilodid.

Sporti i parë dhe më i suksesshëm në Kosovë ishte përzgjedhur Xhudo në dhjetor të 2017, pasi që kishte sjellë shumë medalje nga Kampionatet Europiane.

Vetëm klubi “Ippon Peja” ku ushtrojnë sportistët më të mirë, si Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Akil Gjakova, Distria Krasniqi e shumë të tjerë, mbante rekordin e medaljeve, gjithsej 22./21Media