Fleni gjatë ditës dhe do të jeni më të lumtur

Fleni gjatë ditës dhe do të jeni më të lumtur

Gjumi ofron shumë përfitime shëndetësore, duke filluar nga rritja e produktivitetit e deri te mbrojta nga sëmundjet e zemrës.

Shkencëtarët kanë zbuluar se gjumi gjatë ditës na ndihmon edhe të jemi më të lumtur.

Në ndërkohë gjumi i tepruar mund të jetë i ndërlidhur me disa rreziqe shëndetësore, gjë e cila i ka shtyrë shkencëtarët t’i theksojnë përfitimet shëndetësore të gjumit më të shkurtë.

Anketimi ka përfshirë 1,000 njerëz të cilët iu janë përgjigjur pyetjeve psikologjike, ata kishin treguar se kur bëjnë një sy gjumë gjatë ditës janë  shumë më të lumtur sesa ata që flejnë më gjatë.

Hulumtuesit thonë se ekziston një lidhje mes gjumit të shkurtë dhe ndjenjave të mirëqenies dhe lumturisë./21Media