Muzika Jazz  cilësohet si muzikë intelektuale

Muzika Jazz  cilësohet si muzikë intelektuale

30 prilli njihet si dita ndërkombëtare e muzikës Jazz, e cila festohet me qëllim rritjen e vetëdijes për vlerat e Jazzit, si mjet edukativ dhe forcë për paqen, unitetin, dialogun dhe bashkëpunimin e zgjeruar mes njerëzve.

UNESCO e ka caktuar 30 prillin për këtë ditë, me rezolutën e miratuar në Konferencën e Përgjithshme të kësaj organizate, në nëntor të vitit 2011.

Për të kujtuar këtë datë, në shumë vende bëhen organizime të ndryshme duke u promovuar këtë rrymë të muzikës, e cila nëpër botë ështëmjaft e popullarizuar.

Muzika Jazz është një lloj muzike e cilësuar si shumë intelektuale. Ajo ndikon për një formë tjetër të menduarit të njeriut. Ajo krijon ndjenja dhe emocione të veçanta tek individi. Melodia, ritmi, harmonia dhe loja modale e bëjnë muzikën Jazz një lloj i veçantë arti.

Ky stil muzikor u shfaq në fillim të shekullit XX, në komunitetet afro amerikan në Jug të Shtetet e Bashkuara. Ka lindur nga një përzierje e traditave të muzikës afrikane dhe evropiane.

Nga fillimet e saj e deri në ditët e sotme, muzika Jazz ka marrë edhe elemente nga muzika popullore amerikane për shumë stile të dallueshme si: New Orleans Jazz që daton nga fillim të 1910, Gypsy Jazz nga vitet 1930 dhe 1940, Bebop nga mesi i viteve 1940, Cool jazz, Avant-gard jazz e të tjerë.

Instrumentet më të përdorura të muzikës Jazz janë: saksi, tromba, tromboni, bateria, contra basi, ksilofoni dhe instrumentet elektrike mbas viteve 70’./21Media

Image may contain: 9 people, people smiling, people sitting