Ministria nuk ka dhënë përgjigjie se kur do të veprojnë në lidhje me ankesat

Ministria nuk ka dhënë përgjigjie se kur do të veprojnë në lidhje me ankesat

Drejtorët e më së paku shtatë shkollave të Shkupit, disa nga Shtipi, të gjitha shkollat e Manastirit, nga Kumanova dhe Velesi nuk i pranojnë në shkollë nxënësit që nuk e kanë marrë vaksinën MRP. Ata tashmë 18 ditë nuk ndjekin mësim, ndërsa me këtë shkelet Ligji, në të cilin thuhet se fëmijët kanë të drejtë për arsim. Njëjtë është edhe me çerdhet.

Një prind tha se edhe pse më nuk ka epidemi fruthi, nga çerdhja i kanë thënë që nëse për 10 ditë nuk e vaksinon fëmijën, do ta çregjistrojnë.

“Nga njëra anë kemi vërtetim të rregulluar nga institucionet shtetërore dhe thotë se mund të shkoj në çerdhe. Ndërsa nga ana tjetër nga Drejtoria thotë se do të çregjistrojë fëmijën dhe thirret në atë që vetëm nëse Ministri i shëndetësisë thotë se nuk mund të shkojnë në çerdhe, nuk do të shkojnë. Pyetja ime është se a e udhëheq shtetin Ministri i shëndetësisë dhe a është ai mbi gjithçka”, tha një prind.

Gordana Goxho, nga organizata joqeveritare “Nga ne për ne”, tha se ka kaos për shkak se prindërit nuk e dinë se a duhet të vaksinojnë fëmijët vetëm me vaksinën MRP apo duhet të rregullojnë kartonin vaksinal, ndërsa edhe çerdhet edhe shkollat nuk e dinë çfarë vërtetimi duhet të dorëzojnë prindërit.

“Drejtorët ende marrin guximin që të shkelin Kushtetutën dhe Ligjin për arsim fillor dhe të kthejnë fëmijët, pa iu përgjigjur prindërve në formë të shkruar se pse e bëjnë këtë gjë. Kjo është nebuloze dhe nuk e ka në asnjë ligj. Me Ligj thuhet se prindi është i obliguar të dorëzoj vërtetim për pranimin e vaksinave të obligueshme. Aq. A është ai vërtetim i zbrazët apo i mbushur, shkolla nuk merret me atë fakt”, deklaroi Gordana Goxho nga Organizata joqeveritare “Nga ne për ne”.

Deri te Ministria e arsimit janë dorëzuar 300 ankesa nga prindërit që nuk duan të vaksinojnë fëmijët e tyre, por nga ky institucion nuk përgjigjen se kur do të veprojnë në lidhje me këto ankesa.

Vaksina MPR i përmban viruset fruthi, rubeola dhe shytat. Pse një fëmije që e ka kaluar fruthin e ka të obliguar që të pranojë vaksinën MPR. Ka edhe fëmijë që i kanë kaluar të tri viruset por përsëri janë të obliguar që ta pranojnë këtë vaksinë. Nga OJQ “Nga ne për ne” pyesin se pse është e obligueshme që të merret kjo vaksinë.

Ata këtë fundjavë do të organizojnë panel diskutim për vaksinimin, ku do të marrin pjesë mjekë nga rajoni, OJQ dhe prindër që kanë qenë në mënyrë të drejtpërdrejt të dëmtuar nga vaksinat. Ftesë ka marrë edhe ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili i pyetur nga TV21, konfirmoi se pozitivisht i është përgjigjur ftesës, raporton TV21./21Media