300 mijë nxënës përfitues të projekteve të Bankës Botërore

Gjysma e shkollave në Kosovë kanë bërë përmirësime

Zyra e Bankës Botërore në Kosovë, ka bërë të ditur se  më shumë se 600 shkolla apo rreth gjysma e shkollave në Kosovë kanë bërë përmirësime në vitet e kaluara duke iu falënderuar granteve nga projektet e financuara nga Banka Botërore, që kanë synuar përmirësimin dhe modernizimin e arsimit në Kosovë.

Sipas një postimi të kësaj zyre në “Facebook”, projektet kanë pasur për qëllim rritjen e regjistrimeve në shkollë, rritjen e vijimit dhe të numrit të nxënësve që vazhdojnë arsimin. Po ashtu, edhe rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe mësimmarrjes.

Nga këto projekte kanë përfituar më shumë se 300 mijë nxënës./21Media

Back to top button