Në listë lojtarët e njohur

Në listë lojtarët e njohur

Skuadra e Real Madridit ka filluar të mendojë për afatin kalimtar veror, ku do të provon tri blerje të mëdha.

Mësohet se Real Madridi ka 300 milionë euro për t’i harxhuar në këtë afat kalimtar, sipas Don Balon. Kjo pasi ka vite që mbretërit nuk janë futur seriozisht në një afat kalimtar për të thyer rektore.

Fillimisht mendohet shitja e dyshes Karim Benzema dhe Gareth Bale, pasi koha e tyre te ky klub ka përfunduar. Objektivi kryesor i Realit është Mohamed Salah, i cili po shkëlqen këtë sezon si në Ligën e Kampionëve ashtu edhe në Premierligë.

Në listë është edhe ylli i Bayern Munich, Robert Lewandowski, i cili pëlqehet nga Zinedine Zidane. Në fund mbetet portieri, Alisson Becker i Romës është ai që pëlqehet tej mase dhe nga sezoni i ardhshëm mund të jetë numri 1 i Los Blancos.