316 kosovarë iu bashkuan organizatave terroriste

Kosova me projekt për integrimin e të radikalizuarve në treg të punës

Policia e Kosovës ka identifikuar 316 kosovarë ndër ta dy sulmues vetëvrasës, 44 femra dhe 28 fëmijë të cilët kanë udhëtuar jashtë vendit për t’iu bashkuar ISIS-it, al-Nusra dhe Ahrar al-Sham. Kjo u bë e ditur  gjatë prezantimit të raportit “Vlerësimi mbarë – Kosovarë i perceptimeve mbi radikalizmin në nivel të komunitetit”. Ministri i punëve të Brendshme, Skender Hyseni tha se Kosova po bënë  përpjekje maksimale për riintegrimin e personave të radikalizuar në shoqëri. Bëri të ditur se kanë filluar me një projekt të ri për aftësimin e tyre për treg të punës./21Media

 

 

 

Back to top button