Sot do të mësohen ekipet që do të përballen mes vete në fazën e grupeve

Sot do të mësohen ekipet që do të përballen mes vete në fazën e grupeve

Pasi janë përcaktuar 32 skuadrat më të mira të këtij edicioni të Ligës së Kampionëve, ato sot presin të mësojnë fatin e tyre se në cilat grupe do të luajnë.

Të 32 skuadrat janë ndarë në katër vazo dhe sot në orën 18:00, në Monte Carlo do t’i mësojnë fatin e tyre në grupe, pasi pritet të hidhet edhe shorti.

Vazo e parë: Real Madrid, Atletico Madrid, Bayern Mynih, Barcellona, Juventus, PSG, Manchester City, Lokomotiv Moska.

Vazo e dytë: Borussia Dortmund, Porto, Manchester United, Shakhtar Donetsk, Napoli, Tottenham, Roma , Benfica.

Vazo e tretë: Schalke 04, Lyon, Monaco, CSKA Moska, Ajax, Liverpool, PSV Eindhoven, Valencia

Vazo e katërt: Club Bruges, Galatasaray, Inter, Hoffenheim, Crvena Zvezda, Viktoria Plzen, Young Boys, AEK

Duhet cekur se nga gjigantët e futbollit evropian, është Interi ai që rrezikon të luajë në grupin e vdekjes, pasi është pjesë e vazos së katërt, ku për kundërshtar mund të ketë tri ekipe shumë të forta.