Ambasadori i Britanisë në Austri u sulmua nga derrat e egër!

Ambasadori i Britanisë në Austri, Lej Tërner, ka pasur një takim mjaft “jo-diplomatik” në një park zoologjik në Vjenë

Ambasadori i Britanisë në Austri, Lej Tërner, u sulmua nga një grup i derrave të egër në Vjenë, por për fat të mirë ai shpëtoi me lëndime të lehta.

Diplomati britanik kishte synuar që të relaksohej në parkun zoologjik Lajnc. Por, siç shkroi ai në blogun e tij në internet, gjatë kthimit nga një restorant në park, i cili është njëlloj kopshti zoologjik, ai hasi në një grup të derrave të egër.

“Befas vërejta një grup prej rreth 25 derrave të egër, të cilët po kalonin rrugën rreth 100 metra larg meje”, shkroi ai, shkruan rtv21.tv

Fillimisht, ambasadorit britanik takimi i papritur me këto kafshë ju duk interesant, pasi që deri në atë moment, ai kurrë nuk kishte parë nga afër këtë lloj të kafshëve. Ky interesim i tij shpejt u shndërrua në një arrati dramatike nga pylli.

“Dëgjova prapa meje goditjet e zhurmshme të thundrave në tokë dhe kuptova se sa ishte e rrezikshme situata”, shkroi Tërner, të cilit gjatë arratisë nga derrat e egër ju kujtua këshilla se në rast të sulmit të mundshëm, ai duhet të gjejë një dru.

“Vërejta para vetës një dru, në të cilin hipa”, shkroi Tërner dhe ngjitja ngjitjes në dru, veprim ky i cili ja shpëtoi jetën, ai lëndoi dorën e djathtë.

Pasi që derrat e egër u zhdukën në pyll, ambasadori zbriti nga druri dhe u nis për në shtëpi, por me këtë rast ai mësoi leksionin.

“Në situata të tilla, duhet të lëvizni të qetë prapa, por edhe ky veprim bartë në vete rreziqe, ngase mund të rrëzoheni”, shkroi Tërner./21Media

Back to top button