Nxehtësia e madhe ka shkaktuar humbjen e jetës të 33 kanadezëve

Nxehtësia e madhe ka shkaktuar humbjen e jetës të 33 kanadezëve

18 prej këtyre rasteve janë raportuar në Montreal ku temperaturat kanë arritur 37°C shumë më tepër se temperatura normale në këtë kohë të vitit 25°C. Edhe lagështia e madhe e ajrit ka bërë që të temperaturat të vinë më të larta dhe të duken si 47°C.

Zyrtarët kanë paralajmëruar njerëzit të mos dalin shumë në diell dhe të pinë sasi të mjaftueshme të ujit.

Pishinat dhe vendet me ajër të kondicionuar janë hapur për publikun si masa sigurie.

Kryeminsitri kanadez, Justin Trudeau ka shprehur keqardhje e tij në rrjetin social Twitter. “Mendimet e mija janë me familjet e të dashurve që kanë humbur jetën në Quebec në valën e fundit të nxehtësisë”, ka thënë ai.

Related image

Kjo temperature, 37°C, e regjistruar në Montreal paraqet një rekord të ri për vendin, temperature më të larta nuk janë regjistruar që nga viti 1963.

Shumica e këtyre viktimave janë burra me moshë mbi 50 vjeçare të cilët jetojnë vetëm nëpër apartamente ose në rezidenca të të moshuarve ka thënë David Kaiser i departamentit të shëndetit publik të Montrealit. “Nuk është habitse”, ka thënë ai. “Rreziku në një ambient urban është një kombinim i medikamenteve dhe ekspozimit ambiental.”

Temperaturat kanë filluar të rriten që nga e premtja e kaluar ka paralajmërimet janë shpërndar në të gjithë zonën. /21Media