Arrestohet një person pasi ka therur me thikë një tjetër person

Arrestohet një person pasi ka therur me thikë një tjetër person

Ditën e sotme në Tiranë, policia ka arrestuar një 34-vjeçar, pasi akuzohet të ketë therur një tjetër person.

Shtetasi me me inicialet A. Q, banues në Tropojë, ra në prangat e policisë pasi në rrugën “Bardhok Biba”, ne Tiranë, në ambientet e një lokali, ka therur me thikë në krah, shtetasin palestinez, S. Y., vjeç 38, banues në Tiranë.

I arrestuari rezulton i dënuar më parë për veprën penale “Dhuna në familje”. Ai ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Autori akuzohet për veprën penale parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal.