Rusia është shteti që kohët e fundit ka përfunduar shpesh në qendër të vëmendjes 

Rusia është shteti që kohët e fundit ka përfunduar shpesh në qendër të vëmendjes 

Në fillim për Lojërat Olimpike Dimërore në Sochii, më pas sepse presidenti Putin “tregoi muskujt” ndaj Ukrainës dhe së fundi për dyshimet e hedhura mbi ndikimin rus në zgjedhjet elektorale të SHBA-ve.

Si ekonomia e tetë më e madhe e botës, Rusia nuk mund të injorohet. Kohët e fundit janë pasuruar shumë rezervat e saj të uraniumit, janë rritur në shkallë të dukshme linjat e tubacioneve të gazit, si dhe vihet re një rënie e ndjeshme e numrit të popullsisë.

Më poshtë gjenden disa fakte të rëndësishme që e bëjnë Rusinë, një vend ndryshe nga pjesa tjetër e botës.

1. Rusia ka një sipërfaqe thuajse të njëjtë me Plutonin, 17 milionë kilometra katror.

2. Tubacionet ruse të gazit, mund të përshkojnë botën mbi 6 herë. 259.913 km tubacione, ndaj 40.075 km që është perimetri i tokës.

3.  Rusia zotëron më shumë se gjysmën e rezervave botërore të uraniumit shumë të pasuruar(HEU), rreth 695 ton kundrejt 604 që kanë SHBA-të e vendit të dytë.

4. Numri i popullsisë në vend ka rënë me rreth 6.6 milionë banorë, që nga viti 1993 dhe pritet të bjerë me 10.7%, në dhjetë vitet e ardhshme.

5. Rusia ka 87 miliardë fuçi me rezerva të provuara nafte, të mjaftueshme për 75 vite konsum në vend.

6. Metroja e Moskës frekuentohet nga 9 milionë banorë të periferisë çdo ditë, më shumë se Londra dhe New York së bashku.

7.   Shkalla e vrasjeve në Rusi është dy herë më e lartë se në SHBA, 9.7 vrasje për 100 mijë banorë.