​Rama kërkon mbështetje për të rinjtë që konkurrojnë në garën e NASA

Rama ka publikuar një fotografi të rinjve shqiptarë, të cilët i quan të mrekullueshëm plot talent

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar një fotografi të gjashtë të rinjve shqiptarë, të cilët i quan të mrekullueshëm plot talent dhe ide novatore.

Më tej shton se kanë guxuar të provojnë dhe me projektin e tyre në skuadër ia kanë dalë të jenë ndër 142 konkurrentët e Garës Ndërkombëtare të NASA-s, për Aplikacionin e Hapësirës 2017.

Rama shkruan në Facebook, “Ema, Nikolini, Jurgeni, Fabjoni, Denisi dhe Al’Erti, përmes aplikacionit “Blue Odyssey”, konkurrojnë me një mjet të realitetit virtual që i mundëson çdokujt të shohë në 3D pamjet e përtej qiellit, duke përdorur satelitët e NASA-s.

Le tu japim një mbështetje të fuqishme që projekti i tyre të marrë jetë përmes votës tonë në këtë link: https://2017.spaceappschallenge.org/challenges/ideate-and-create/space-jockey/teams/blue-odyssey/project”

Back to top button