Nxënësit e fshatit Jabollçishtë të komunës së Çashkës po mbajnë orën e edukatës fizike

Nxënësit e fshatit Jabollçishtë të komunës së Çashkës po mbajnë orën e edukatës fizike

Sallë të sportit nuk kanë, por kanë këtë fushë të cilën e përdorin vetëm gjatë stinës së verës.

E dimrit edukatën fizike e mbajnë në korridoret e shkollës.

Halli tjetër përveç sallës është edhe mungesa e hapësirave. Në një klasë mësojnë mbi 35 nxënës, gjë që po ua vështirëson mësimin.

Pedagogu i shkollës Naser Jashari thotë se disa klasa kanë numër të madh të nxënësve.

“Klasat të cilat janë me numër të mbingarkuar mund të përmendim disa klasa si në shkollën qendrore ashtu edhe në atë periferike. Do të veçoja klasën e 5a në të cilën bëmë edhe incizimet me një numër të madh të nxënësve mbi 35. Kemi edhe klasat e para sivjet të cilat mund të themi se kemi njoftim nga ana e Komunës apo përgjegjësi për arsim se ka ardhur pëlqimi për klasat e treta dhe do të jetë mësimi më profitabil nëse do të bëjmë ndarjen e nxënësve”, potencoi Naser Jashari, pedagog.

Kryetari komunës së Çashkës, Goran Stojanovski, thotë se me tenderin e shpallur pritet që shumë shpejt të fillojnë punimet dhe me këtë të shtohen 6 klasa të reja për shkollën e Jabollçishtit.

“Komuna e Çashkës në qershor e dorëzoi dokumentacionin e projektit në ministrinë e Arsimit dhe para një jave është shpall procedurë e tenderit në vlerë prej rreth 10 milionë denarë për rindërtim dhe mbindërtim për shkollë të re në fshatin Jabollçishtë”, tha Kryetari i Çashkës, Goran Stojanovski.

Këtë e konfirmoi edhe ministri i Arsimit Arbër Ademi.

“Në shkollën Liria të fshatit Jabollqisht kemi nënshkruar dhe tashmë është në procedurë për sigurimin e hapësirave të reja moderne”, u shpreh Arbër Ademi, ministër i Arsimit dhe Shkencës.

Në shkollën Liria të Jabollçishtes së epërme dhe atë të poshtme mësojnë diku rreth 800 nxënës. Përveç mungesës së objektit shkolla ka nevojë edhe për kuadro të reja gjë që të mund fëmijët e këtyre fshatrave të mësojnë normalisht./21Media