35 të vdekur nga tërmeti në Turqi

Shtohet numri i viktimave

Ka shkuar në 35 numri i viktimave nga tërmeti vdekjeprurës në Turqi. Sipas të dhënave zyrtare të autoriteteve numri i të lënduarve është më shumë se 1 mijë e 600 persona.

Shifra konfirmohet nga nën Presidenti i Turqisë, Fuat Oktay.

Tërmeti me madhësi 6.8 me qendër në qytetin Sivrice në provincën Elazig bëri që disa ndërtesa të shemben.

Në total 678 tërmete më të vogla janë ndjerë pas tërmetit të së premtes.

Tërmetet janë të zakonshme në Turqi. Rreth 17 mijë veta kanë humbur jetën nga një tërmet masiv në qytetin Izmit, në vitin 1999./21Media

Back to top button