Veseli: Urgjentisht duhet ndarë fonde për teknologji dhe inovacion

”Të rinjtë e Kosovës sërish fantastikë në inovacion”

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka përshëndetur suksesin e shkencëtarëve nga Kosova “Heliox” përmes një postimi, duke u shprehur se urgjentisht duhet ndarë fonde për teknologji dhe inovacion.

”Shkencëtarët e rinj nga Kosova, “Heliox”, nga më shumë se 200 shtete dhe 25,000 garues, me sfidën e tyre të quajtur “You are my Sunshine”, projekt ky i dalë nga Qendra e Inovacionit të Kosovës (ICK), kanë hyrë në TOP 3 projektet favorite nga mbarë bota për çmimin “People’s Choice” të NASA Space Apps. Grupi “Heliox” është nominuar edhe për vlerësim të drejtpërdrejtë nga juria e NASA-s. Projekti i të rinjve kosovarë ka për qëllim që t’i ndihmojë njerëzit që të kuptohet energjia solare dhe krijimi i një mjeti kontrollues të energjisë solare. E përsëris, urgjentisht duhet ndarë fonde për teknologji dhe inovacion”, ka shkruar Veseli në facebook./21Media

 

Back to top button