Rreth 10 të zhdukur,

Rreth 10 të zhdukur,

Të paktën 53 persona kanë humbur jetën,  për shkak të një zjarri që ra në një qendër tregtare të qytetit siberian, Kemerovo, në orët e vona të së dielës.

41 prej viktimave  dyshohen të jenë fëmijë ndërsa afro 10 persona rezultojnë të zhdukur.

Agjencitë e lajmeve ndërkombetare njoftuan gjithashtu se mbi 100 persona ishin evakuuar nga qendra tregtare, aty ku gjenden kinema, restorante e dyqane të shumta.

Ende nuk dihet asgjë mbi shkaqet e zjarrit. Pamjet televizive treguan disa njerëz që hidheshin nga dritaret e qendrës tregtare, e cila ishte pushtuar nga tymi.

Shërbimet e emergjencave kanë thënë se tashmë zjarri është shuar, por ekipet e shpëtimit kanë vështirësi që të arrijnë në katet e sipërme, për shkak se tavani i ndërtesës është rrëzuar.

Guvernatori i rajonit Kemerovo, Aman Tuleyev ka deklaruar se familjarët e çdo viktime do të pranojnë një shumë prej 1 milionë rubla (17,500$).

Kemerovo ndodhet në një rajon që njihet për prodhimin e qymyrgurit, rreth 3.600 km në lindje të Moskës, Rusi. / 21Media