Një 38 vjeçar është gjendur i pajetë në makinën e tij pasditen e kësaj të mërkure në kryeqytetin shqiptar

Një 38 vjeçar është gjendur i pajetë në makinën e tij pasditen e kësaj të mërkure në kryeqytetin shqiptar

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00 në rrugën “Mustafa Matohiti” në Tiranë, ku 38 vjeçari R.B. u gjet pa shenja jete në automjetin tip “BMW” i cili vijonte të ishte i ndezur.

Nga shikimi paraprak i trupit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Praprakisht dyshohet që 38 vjeçari të ketë humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.