Sot KQZ shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

Sot KQZ shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

39 gra kanë fituar votat për deputete të Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e re, nga zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 06 tetor.

Nga radhët e  Lëvizjes Vetëvendosje 11 gra kanë fituar ulëset e Kuvendit, derisa deputetja më e votuar e kësaj partie ka dalë Albulena Haxhiu, e cila ka marrë 46 mijë 861 vota, shkruan rtv21.tv

Lidhjen Demokratike të Kosovës-LDK-në në legjislaturën e re do ta përfaqësojnë gjithsej 9 gra, ndërsa më e votuara e kësaj partie ka dalë kandidatja për kryeministre e kësaj partie, Vjosa Osmani, që ka fituar 176 mijë 188 vota.

Tetë gra kanë fituar votat për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës- PDK në zgjedhjet e 06 tetorit, ndërsa ajo që ka marrë vota më së shumti nga gratë e kësaj partie ka dalë Eliza Hoxha, e cila ka marrë 9 mijë e 303 vota.

Nga AAK-PSD-Koalicioni 100% Kosovë vetëm 5 gra kanë fituar votat për deputete të Kuvendit të Kosovës, derisa gruaja më e votuar nga radhët e këtij koalicioni ka dalë Time Kadrijaj, e cila ka fituar 8 mijë 61 vota.

Ndërkaq, nga Lista Serbe votat për deputete i kanë fituar gjithsej 3 gra, ndërkohë nga Koalicija Vakat, Nova Demokratska Stranka dhe Kosova Demokratik Turk Partisi votat për deputete në Kuvendin e Kosovës i kanë fituar vetëm nga një grua, nga secila parti.

Më poshtë gjeni listën e grave më të votuara nga: VV, LDK, PDK, AAK-PSD-Koalicioni 100% Kosovë, SRPSKA Lista, Koalicija Vakat, Nova Demokratska Stranka dhe Kosova Demokratik Turk Partisi, shkruan rtv21.tv

Lëvizja Vetëvendosje

  1. Albulena Haxhiu 46 mijë 861 vota
  2. Mimoza Kusari-Lila 22 mijë 553 vota
  3. Saranda Bogujevci 18 mijë e 518 vota
  4. Yllza Hoti 14 mijë 810 vota
  5. Labinotë Demi-Murtezi 13 mijë e 595 vota
  6. Arbërije Nagavci 11 mijë e 110 vota
  7. Fitore Pacolli-Dalipi 10 mijë e 944 vota
  8. Arbëreshë Kryeziu Hyseni 8 mijë e 315 vota
  9. Fatmire Kollqaku 8 mijë e 126 vota
  10. Fjolla Ujkani 7 mijë e 952 vota
  11. Arta Bajralia 7 mijë e 670 vota

Lidhja Demokratike e Kosovës

  1. Vjosa Osmani 176 mijë 188 vota
  2. Marigona Geci 17 mijë e 740
  3. Vlora Limani-Hajnuni 8 mijë e 944 vota
  4. Rrezarta Krasniqi 8 mijë e 878 vota
  5. Lirije Kajtazi 8 mijë e 685 vota
  6. Hykmete Bajrami 8 mijë e 407 vota
  7. Doruntinë Maloku-Kastrati 7 mijë e 949 vota
  8. Besa Gaxherri 7 mijë 82 vota
  9. Valentina Bunjaku-Rexhepi 7 mijë e 66 vota

Partia Demokratike e Kosovës

  1. Eliza Hoxha 9 mijë e 303 vota
  2. Ariana Musliu-Shoshi 8 mijë e 831 vota
  3. Ganimete Musliu 8 mijë 397 vota
  4. Evgjeni Thaçi-Dragusha 8 mijë e 365 vota
  5. Blerta Deliu-Kodra 8 mijë e 99 vota
  6. Besa Ismajli-Ahmeti 7 mijë e 887 vota
  7. Floretë Zejnullahu 7 mijë e 46 vota
  8. Valdete Idrizi 6 mijë e 236 vota

AAK-PSD-Koalicioni 100% Kosovë

  1. Time Kadrijaj 8 mijë 61 vota
  2. Albena Reshitaj 6 mijë e 40 vota
  3. Teuta Haxhiu 5 mijë e 926 vota
  4. Donika Kadaj-Bujupi 5 mijë e 295 vota
  5. Natyra Kuçi- 4 mijë e 452 vota

SRPSKA Lista

  1. Jasmina Dedic 19 mijë e 703 vota
  2. Verica Ceranic 17 mijë e 65 vota
  3. Miljana Nikolic 14 mijë e 14 mijë e 790 vota

Koalicija Vakat

  1. Duda Balje 2 mijë e 747 vota

Nova Demokratska Stranka

  1. Emilija Redzepi 2 mijë e 288 vota

Kosova Demokratik Turk Partisi

  1. Fidan Jilta 2 mijë e 578 vota

Sipas rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 06 tetorit, të shpallura sot nga KQZ, Lëvizja VV ka dalë e para me 220.811 vota apo 26.15% me 32 deputetë, LDK ka marrë 206 mijë e 458 vota apo 24.45% me 29 deputetë, PDK ka fituar 178 mijë e 645 vota apo 21.16% me 25 deputetë, AAK -PSD 96 mijë e 883 vota apo 11.47% me 14 deputetë, LS ka marrë 57 mije e 15 vota apo 6.75% me 10 deputetë. Ndërsa, Nisma me 42 mijë e 72 vota apo 4.98%./21Media