AAK: Aktivistë e VV po na bashkohen

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nëpërmes një komunikate për media ka njoftuar se disa aktivistë të VV-së i janë bashkuar partisë së Ramush Haradinajt

“Blerim Krasniqi, Valon Haxhijaj, Mentor Shala, Shemsedin Rraci, Granit Krasniqi, Avni Muriqi, Kadri Krasniqi, Rasim Krasniqi, anëtarë të VV-së sot i janë bashkuar AAK-së”, thuhet në njoftim.

Sipas këtij njoftimi pak ditë më parë AAK-së i ishte bashkuar edhe Xhevat Sefaj.

“Jemi të zhgënjyer me demokracinë e propaguar të VV-së dhe kemi fituar besim në vizionin e Ramush Haradinajt dhe të AAK-së, ishte arsyetimi për aderimin e tyre. Ata këtë vendim e kanë bërë publik sot në Gllogjan, me rastin përvjetorit të rënies së vëllëzërve Qerimaj dhe Rexhep Kadriaj”, thuhet në njoftim të AAK-së.

Back to top button