Alikacionet të cilat përdoren për komunikim

Alikacionet të cilat përdoren për komunikim

Në vazhdim do të mund t’i gjeni 4 aplikacionet të cilat përdoren për komunikim, që janë ndihmes në fushën e komunikimeve brenda grupeve.

1. DROPBOX

Ky është një aplikacion i cili përdoret për ruajtjen dhe dërgimin e fajllave të cilët nxëjnë një hapsirë të madhe dhe nuk mund të dërgohen në mënyra tjera. Pra ky është një aplikacion i cili në rastin tonë konkret, që këmi të bëjmë me revistë na e lehtson në mënyrë të patjetersushme ruajtjen dhe rregullimin e teksteve të gjata të cilat do të përdoren për botimin mujor të revistës.

2. SLACK

Slack është një aplikacion tjetër i cili na mundëson shpërndarjen e fajllave dhe caktimin e tyre për rregullim nga ana e lektorëve dhe redaktorëve. Ky është një aplikacion i cili përveç që mundëson dërgesën e fajllave, na mundëson edhe komunikimin në formë të shkruar, që nuk e kemi tek dropboxi. Pra Slack është një aplikacion në të cilin ne bashkbisedojmë rreth artikujve të ndryshëm dhe atyre që mund të jenë pjesë e numrit të ri te revistës.

3. VIBER

Ky është një aplikacion i cili gjen zbatim të gjerë tek përdoruesit e telefonave të mençur apo smart phonave dhe i cili gëzon një popullaritet shumë të madh sepse lehtëson komunikimin sidomos në aspektin financiar. Aplikacioni në fjalë na mundëson neve si grup punues që nëse kemi raste kur duhet të japin të dhëna brenda grupit në mënyrë më të shpejtë, të përdorim viberin dhe të kursejmë kohën dhe paratë për biseda kur jemi jashtë vendit, në çdo vend dhe në çdo kohë.

4. SKYPE

Skype po ashtu hynë në grupin e aplikacioneve të cilët janë më të njohur për publikun dhe i cili ka rëndësi të madhe në aspektin e komunikimeve brenda grupeve. Unë personalisht e përdori Skype-n në rastet kur kam të bëjë me komunikimet me stafin e revistës “Entrepreneur” në Amerikë, ku më duhet të konsultohem rreth ndonjë teme të caktuar.

Pra këto janë aplikacionet të cilat na kanë mundësuar  neve të komunikojmë në mënyrë më të lehtë dhe këtë komunikim ta shfrytzojmë në të mirë të punës, në kuptimin që të jemi më të efektshëm në punën që e bëjmë. Por në mes tjerash ne nuk duhet asnjëherë ta mendojmë që komunikimi përmes këtyre aplikacioneve mund të zëvendësoj komunikimin frontal, i cili pavarësisht gjithave e ka rëndësinë e tij dhe është i pashmangshëm.