Gjërat që duhet t'i dijë çdo person që dëshiron të bëhet prind

Gjërat që duhet t’i dijë çdo person që dëshiron të bëhet prind

Pak njerëz duan të kenë bebe në moshë të re. Lidhur me këtë çështje, shkencëtarët nga vendet e ndryshme u interesuan dhe bënë studime të gjera për vlerësimin e inteligjencës së fëmijëve në lidhje me moshën e prindërve të tyre dhe faktorë të tjerë.

1. Inteligjenca e foshnjave varet nga mosha e prindërve të tyre

Fëmijët kanë rreth 70 mutacione që prindërit e tyre nuk kanë. Dhe shumica e tyre barten nga sperma, jo nga veza: sa më i vjetër të jetë burri, aq më shumë mutacione ai u kalon fëmijëve të tij.

Dhe numri i mutacioneve është i lidhur drejtpërdrejt me aftësitë njohëse. Sa më shumë mutacione, aq më pak personi ka të ngjarë të zhvillohet intelektualisht në një mënyrë normale. Kjo vlerësohet nga testet e rregullta të IQ, testet mbi funksionet mendore dhe testet mbi të kuptuarit e leximit. Me fjalë të tjera, është e keqe për fëmijët nëse babai është më i vjetër, përcjell rtv21.tv

Gjërat janë pak më ndryshe kur bëhet fjalë për moshën e nënës. Sa më e vjetër një grua, aq më e lartë është inteligjenca e fëmijës së saj të ardhshëm. Studiuesit mendojnë se nuk bëhet fjalë vetëm për gjenet, por edhe për faktorët shoqërorë: gratë më të moshuara janë më të arsimuara, më me përvojë, ata dinë çfarë duan më mirë dhe nuk ka të ngjarë të jenë shumë aventureske.

Në një mënyrë apo tjetër, statistikisht, fëmijët e nënave të reja zhvillohen më ngadalë, përcjell rtv21.tv

2. Testet gjenetike janë një ide e mirë, edhe nëse mendoni se nuk keni ndonjë sëmundje

Ky është diagrami i trashëgimisë së disa sëmundjeve gjenetike, të tilla si fibroza cistike dhe humbja e dëgjimit sensinural.

Testet kontrollojnë ADN-në tuaj për praninë e disa sëmundjeve gjenetike (kjo bëhet para shtatëzënësisë) ose ADN-së e embrionit, derisa është në barkun e nënës. Rezultatet do të tregojnë mundësinë që fëmija të ketë ndonjë sëmundje.

Para shtatzanisë, duhet të merrni edhe teste për praninë e gjeneve që mund të shkaktojnë çrregullime të caktuara, që nuk mund të dini as që i keni. Ekspertët do të vlerësojnë probabilitetin që fëmija juaj do ta ketë këtë gjen.

3. Zhvillimi i fëmijës është i lidhur me sa shqetësohet nëna e tyre gjatë shtatëzanisë

Për tu siguruar që sistemi nervor qendror të zhvillohet siç duhet, truri ndonjëherë duhet të stresohet. Por, është e rëndësishme të mos e teproni: shumë ankth nuk do t’ju bëjnë mirë.

Me këtë ide, një ekip në Universitetin Johns Hopkins studioi disa gra shtatzëna, secila prej të cilave kishte një diplomë kolegji dhe ishte edhe e shëndetshme fizikisht dhe psiqikisht. Gjatë shtatëzënësisë dhe kur fëmijët ishin 2 vjeç, ekspertët vlerësuan nivelin e stresit tek gratë dhe aftësitë njohëse te fëmijët e tyre.

Ata zbuluan se fëmijët, nënat e të cilëve kishin nivele të ulëta ose të moderuara të stresit ishin më të përparuar intelektualisht dhe fizikisht. Dhe anasjelltas: nëse një grua ishte shumë e stresuar, fëmija i saj ishte më pak i zhvilluar se fëmijët e tjerë.

Kështu që, shkencëtarët nxorën përfundimin: zhvillimi i trurit të fëmijëve përmirësohet vetëm nëse nënat stresohen në mënyrë të moderuar gjatë shtatëzanisë, përcjell rtv21.tv

4. Niveli i stresit të një gruaje shtatzënë ndikon gjithashtu në temperamentin e fëmijës së saj të ardhshëm

Ekspertët po studiojnë në mënyrë aktive zhvillimin e fetusit në barkun e nënës dhe po gjejnë gjithnjë e më shumë prova që embrionet mund të ndiejnë stresin e nënave të tyre dhe të marrin disa prej tyre.

Në një nga eksperimentet, shkencëtarët vëzhguan 50 gra shtatzëna. Ata gjurmuan rrahjet e zemrës së tyre, derisa po bënin testin Stroop (që shkakton ankth të vogël). Nëse një grua ishte në depresion ose kishte ngritur nivelet e ankthit para testit, testi shkaktoi një rritje serioze të rrahjeve të zemrës. Sigurisht, ritmi i zemrës së fetusit u rrit gjithashtu.

Pra, ky është përfundimi që arritën shkencëtarët: nëse fetusi reagon ndaj stresit të nënës me një rritje të konsiderueshme të rrahjeve të zemrës, shanset janë që fëmija të jetë hiperaktiv.

Sigurisht, këta faktorë nuk janë të vetmit në lojë. Shumë gjëra të tjera mund të ndikojnë në nivelin e inteligjencës së foshnjës. Për shembull, gratë shtatzëna nuk rekomandohet të jetojnë në shtëpi me tuba të vjetër ose aty ku janë pikturuar muret rreth 20 vjet më parë, sepse në këtë rast, mund të ketë nivele të ngritura të plumbit në ajër.

Ekspertë të tjerë paralajmërojnë se para shtatëzënësisë, gratë duhet të kontrollojnë tiroiden e tyre: nëse nuk funksionon siç duhet, fëmija ka të ngjarë të ketë një nivel të ulët inteligjence se normalja. Sidoqoftë, mjekët rekomandojnë të jeni shumë serioz për të pasur fëmijë: është më mirë të ndërmarrësh hapat e nevojshëm për të përmirësuar atmosferën për rritjen e një fëmije./21Media