Publikohen emrat e kandidatëve

Publikohen emrat e kandidatëve

Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se paneli ka përzgjedhur katër kandidatë për Guvernator të Kosovës, emrat e të cilëve u janë dërguar Kuvendit të Kosovës dhe qeverisë.

“Paneli për përzgjedhjen e kandidatëve për Guvernator, pas vlerësimit të integritetit, përgatitjes profesionale, shkathtësive teknike, njohurive të sistemit financiar si dhe njohurive për politika mikro dhe makro ekonomike si dhe pas vlerësimit të performancës së treguar gjatë intervistës, ka bërë dhe ka dërguar listën përfundimtare Kuvendit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, me kandidatët si në vijim:

1. Fehmi Mehmeti

2.Shkëndije Himaj

3. Besnik Bislimi

4. Safet Merovci “, shkruhet në komunikatën e BQK-së./21Media