Memorandum bashkëpunimi mes MKRS-së dhe Ferizajt

Memorandum bashkëpunimi mes MKRS-së dhe Ferizajt

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, me kryetarin e komunës së Ferizajt nënshkruan memorandum bashkëpunimi për financimin e disa projekteve kapitale në fushën e sportit dhe trashëgimisë kulturore në këtë komunë, vlera e të cilës është rreth 4 milionë euro.

Gashi u shpreh se në kuadër të ciklit për ndërtim të disa pishinave gjysmë olimpike pas nënshkrimit të marrëveshjeve të sotme një të tillë do të këtë edhe Ferizaj. Ai tha se pjesë e këtij memorandum bashkëpunimi është edhe ndërtimi i stadiumit ndihmës dhe renovimi i stadiumit të qytetit, si dhe ndërtimi i një terreni sportiv në Dubravë. Sipas tij, Ferizaji gëzon fatin që në këtë qytet do ndërtohet Qendra Multifunksionale që do shërbej për aktivitete të ndryshme kulturore e sportive.

“Projekti i vetëm që po fillojmë në Republikë të Kosovës është Qendra Multifunksionale një objekt i cili do të filloj të ndërtohet në komunë e Ferizajt i cili do shërbej për shumë aktivitete edhe rinore edhe sportive edhe kulturore dhe është një objekt multifunksional i cili do u shërben edhe gjeneratave të ndryshme, por edhe në të njëjtën kohë shumë lloje të aktiviteteve. Pjesë e marrëveshjeve për financim është edhe stadiumi ndihmës pra edhe renovimi i stadiumit e cila ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e komunës suaj dhe në të njëjtën kohë edhe përkushtim i yni për ta avancuar infrastrukturën sportive në Republikë të Kosovës”, u shpreh Gashi.

Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi tha se sot me të parin e Ferizajt, Agim Aliun nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi edhe për restaurimin e disa monumeteneve kultutore në këtë qytet. Gashi bëri të ditur se me Aliun janë dakorduar që shpejti të funksionalizohet plotësisht edhe qendra rajonale e trashëgimisë kulturore në Ferizaj, e cila deri tani ka funksionuar me vetëm një zyrtar.

“Në kuadër të nënshkrimit të marrëveshjeve kemi edhe disa projekte në fushën e trashëgimisë kulturore Ferizaj ka theksin e veçantë edhe në investimet e trashëgimisë përkatësisht restaurimit të disa monumenteve dhe aseteve, pra kemi të bëjmë edhe me restaurimin e teatrit të qytetit pastaj kishën katolike që është një prej kërkesave të komunitetit katolik e komunës dhe natyrisht përgjegjësi e ministrisë dhe natyrisht dhe jemi dakorduar që të kemi investim. Po ashtu është edhe xhamia në Greme pjesë e këtij investimi… Po ashtu një lajm i veçantë për qytetarët e Ferizajt është edhe funksionalizimi  i plotë i qendrës rajonale të trashëgimisë kulturore. Siç e dini në shtatë komuna e Kosovës ekzistojnë qendrat e trashëgimisë kulturore por në Ferizaj nuk ka qenë funksionale pra ka vetëm një zyrtar që e mbulon gjithë këtë punë”, tha Gashi.

Kurse, kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu teksa e falënderoi Gashin për përkushtimin për të investuar nga Ferizaj, tha se kjo komunë për 16 muajt e qeverisur nga ai ka dhënë shembullin e një transformimi të përgjithshëm. Aliu tha se përmes memorandumeve të nënshkruara sot me MKRS-në po u jepet përgjigje kërkesave të komuniteteve të ndryshme në Ferizaj.

“Memorandumet e bashkëpunimit qe posa i nënshkruam janë një tregues i qartë i asaj se çfarë e pret komunën e Ferizajt dhe atë që e pret qytetin e Ferizajt. Dhe se në për afërisht 16 muaj jemi duke e thënë atë se Ferizaj është shembull i transformimit të përgjithshëm dhe i kërkesave të cilat ishin pothuajse edhe ëndërr e disa kategorive të caktuara të komiteteve të caktuara në Ferizaj, tashmë me nënshkrimin e këtyre memorandumeve të mirëkuptimit në mes ministrisë së Kulturës dhe Sportit dhe komunës se Ferizajt fillojnë të bëhen realitet”, tha Aliu.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, inspektuan punimet në Qendrën Multifunksionale në fshatin Greme, si dhe ka parë nga afër edhe stadiumin e qytetit. Gashi po ashtu sot ka marr pjesë edhe në hapjen e Ditës Olimpike në Ferizaj.