Miftaraj thotë se gjendja aktuale e Telekomit duhet te hetohet edhe nga prokuroria

Miftaraj thotë se gjendja aktuale e Telekomit duhet te hetohet edhe nga prokuroria

Telekomi i Kosovës po konsiderohet të jetë në prag të falemintimit, kjo çështje u diskutua sot në emisionin “Clcik në RTV 21

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi e vlerësoi si të mirë themelimin e komisionit ad hock për hetimin e gjendjen në të cilën ndodhet Telekomi i Kosovës.

Megjithatë sipas Miftarajt është e nevojshme një prokurori e cila do të hetonte gjendjen aktuale e Telekomit.

Unë nuk besoj se kemi nevojë fare me shku në 10 vitet e fundit për me i gjetë 4 milionët e humbura po shumë lehtë mundemi me i gjetë 3 milionë gjysmë , 4 milionë euro që kanë humbur vitin e fundit. E këto 4 milionë euro mundeni me i gjetë kryesisht tek farefisi familjarët e partive në pushtet, por me theks të veçantë duhet me e vnu gishtin tek Alenaca për Ardhmërinë e Kosovës.” tha ndër tjerash Miftaraj në “Click., përcjell portali rtv21.tv.

Në anën tjetër Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj u zotua sot se do të gjendet një zgjidhje për shpëtimin e Telekomit./21Media