Vazhdojnë pritjet e gjata

Vazhdojnë pritjet e gjata

Pritjet e gjata afro katër orë në pikat kufitare me Serbinë po vazhdojnë edhe sot.

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në pikëkalimin kufitar Merdare pritjet për të dalur nga Kosova janë 4 orë, derisa kolona është e gjatë afro 1 kilometër. Ndërsa, për të hyrë në Kosovë pritjet janë prej 15 deri në 20 minuta, shkruan rtv21.tv.

Në pikën kufitare Dheu i Bardhë për të dalur nga Kosova pritjet janë më të gjata se 1 orë e gjysmë.

Ndërkaq, në Jarinjë pritjet janë deri në një orë.

Në pikat tjera kufitare këtë mëngjes nuk raportohet për pritje të gjata./21Media