4 persona në gjendje të rëndë, në mesin e të lënduarve një fëmijë dhe një grua shtatzënë

Tre fëmijë mbetën të vdekur si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi

Shtatë anëtarë të familjes në të cilën shpërtheu bombola e gazit në Kumanovë janë të shtrirë në spital.

Katër nga anëtarët e familjes janë të shtrirë në Qendrën Klinike Urgjentë “Nëna Terezë”, kurse tre në spitalin e Qytetit në Shkup.

Ministri Venko Filipçe në një paraqitje para mediave tha se në pjesën e të lënduarve është edhe një grua e moshës 20 vjeçare e cila është shtatzënë.

Filipçe njoftoi se në mesin e shtatë anëtareve të lënduar është edhe një fëmijë, raporton TV21.

“Nga të gjithë shtatë pacientët që janë shtrirë, katër prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Niveli i djegies tek ata është i lartë dhe janë në rrezik për jetë”, tha Filipçe.

Filpçe njoftoi se po merren të gjitha masat për shpëtimin e të mbijetuarve.

Ndryshe, nga shpërthimi i bombolës së gazit në fshatin Rramanli të Kumanovës kanë mbetur të vdekur tre fëmijë njëri 11 vjeç, njëri 9 vjeç dhe tjetri 8 vjeç./Tv21

Back to top button