Të dyshuarit për viktimën janë persona të panjohur

Të dyshuarit për viktimën janë persona të panjohur

Policia e Kosovës ka njoftuar se 4 persona të armatosur kanë tentuar ta vrasin një person në Junik.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 22:45, ku dy prej të dyshuarve kanë dalur nga vetura me targa vendore dhe kanë shtënë me armë në drejtim të viktimës. Ndërsa njëri i dyshuar me çekan e ka goditur viktimën disa herë.

Viktima, njofton Policia, ka pësuar lëndime trupore në dorë, këmbë dhe shpinë. pas marrjes së ndihmës së parë është dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman të mëtutjeshëm.

Në vendin e ngjarjes njësitë policore gjatë ekzaminimit kanë gjetur 11 gëzhoja të armës (revole) kalibri 9 mm dhe 4 gëzhoja të armës AK-47.

Policia njoftoi tutje se nuk dihet ende motivi i rastit dhe se të dyshuarit për viktimën janë persona të panjohur./21Media