Dy aksidente ka ndodhur sot në Komoran

Dy aksidente ka ndodhur sot në Komoran

Katër persona janë lënduar sot në dy aksidente që kanë ndodhur në magjistralen Prishtinë – Pejë.

Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani ka konfirmuar për portalin rtv21.tv se njëri aksident ka ndodhur sot në ora 8:30 në Komoran.

“Ka qenë vet-aksident ku vetura e tipit BMW, ka humbur kontrollin dhe ka dal nga rruga, pastaj është rrokullisur. Në veturë kanë qenë dy persona, që të dy të lënduar.”, ka thënë Kelani.

Ai po ashtu ka treguar se në orën 10:00 , lokacioni i njëjtë distance nga aksidenti i pare afërsisht 200-300m, dy vetura të përfshira Tiguan dhe Opel Corsa.

“Në automjetin e parë kanë qenë tre persona ndërsa në automjetin e dytë dy persona. Dy persona janë të lënduar.”, ka thënë Kelani./21Media