Ngjarja ka ndodhur në shkollën fillore të San Bernardino të Kalifornisë

Ngjarja ka ndodhur në shkollën fillore të San Bernardino të Kalifornisë

Së paku 4 persona janë lënduar pas një gjuajtje me armë në shkollën fillore të San Bernardinos. Sulmuesi hyri në njërën nga klasat duke hapur zjarr.

Të lënduarit përfshijnë sulmuesin, mësuesin dhe 2 nxënës. Nxënësit ishin dërguar në spital dhe gjendja e të përfshirëve nuk dihet ende, shkruan rtv21.tv.

Shefi i policisë së San Bernardinos Jarrod Burguan tha se incidenti duket të ketë qenë një tentim vrasje-vetëvrasje.

Ende nuk është e qartë se kush është sulmuesi, nëse është një nxënës i shkollës apo jo./21Media