Abuzoi me foshnjën

Abuzoi me foshnjën

Një person është dënuar me 4 vite burg pasi përdhunoi një foshnjë vetëm 18 muajshe.

Kane Fanelli, 27 vjeç nga Watford u shpall fajtor në 2018 pasi dhunoi për një kohë të gjatë me një foshnjë, transmeton rtv21.tv.

Ai e dërgoi në spital pas plagëve që kishte marrë ndërkohë që mjekët tregojnë se ato dëmtime nuk ishin normale. Ato u kujdesën për foshnjën por në të njëjtën kohë njoftuan dhe policinë për të hetuar rastin e pazakontë.

Gjithashtu mjekët deklaruan se foshnja kishte shenja të abuzimit seksual. Pas hetimit të policisë Fanelli u shpall fajtor me 4 vjet burg si dhe disa ndalime me ligj për të pasur kontakt me fëmijë nën moshën 16 vjeç.

Prej më shumë se një viti foshnja është marrë nën kujdestarinë e një familje britanike./21Media