Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit kundër të kërkuarit S.T

Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit kundër të kërkuarit S.T

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të kërkuarit S.T. për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale vjedhje dhe grabitje me armë seksioni 249 I, 223 I, 52 të Kodit Penal të Gjermanisë.

Gjykata ka marrë aktvendim dhe të kërkuarit S.T. i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 40 ditësh.

“Gjykata ka aprovuar propozimin e prokurorit për caktimin e parabugimit, sepse  po të gjendej i kërkuari në liri, i njëjti mund të ikë, të largohet nga vendbanimi i tij dhe do të jetë i pakapshëm nga organet e ndjekjes, pasi që i njëjti është shtetas i Republikës së Gjermanisë dhe Turqisë, e i cili kerkohet nga autoritetet e Republikës së Gjermanisë, për shkak të veprës penale Vjedhje dhe grabitje me armë seksioni 249 I, 223 I, 52 të Kodit Penal të Gjermanisë, andaj caktimi i masës së paraburgimit është i domosdoshëm për sigurimin e prezencën së të kërkuarit në procedurë penale me qëllim të zhvillimit të suksesshëm të procedurës së ekstradimit”, thuhet në komunikatën e dërguar për media.

Kundër këtij vendimi pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës./21Media