40 vjeçari qëllohet me kallashnikov teksa pinte kafe
1 Tetor 2019
Autori është larguar
Autori është larguar
Një 40 vjeçar është vrarë me armë zjarri në Lushnjë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen “Skënder Libohove” në Lushnjë.
Raportohet se viktima B.H është vrarë në katin e dytë të një lokali, teksa ishte duke pirë kafen e mëngjesit.
Ai u qëllua dy herë me breshëri kallashnikovi, ndërsa sipas dëshmitarëve okularë autori ka qenë i maskuar dhe është larguar me shpejtësi nëpër rrugicat e lagjes.
Sipas Ora News, viktima është një biznesmen në fushën e grumbullimit të makinave të përdorura.