400 mijë euro për ndërtimin e Parkut Memorial të UÇK-së në Jezerc

Ministri në largim ndan 400 mijë euro për parkun memorial

Ministri i mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka pritur sot në takim kryetarin e komunës së Ferizajt, Agim Aliu, me të cilin kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për realizimin e projektit, “Ndërtimi i Parkut Memorial të UÇK-së në Jezerc-Ferizaj’, në vlerë totale prej 400 mijë euro, të financuar nga MMPH.

Në ceremoninë e nënshkrimit të këtij memorandumi, ministri Matoshi ka deklaruar që si Ministër i MMPH-së, në vazhdimësi ka përkrahur komunat e Kosovës, në rritjen e përformances dhe arritjen e synimeve të tyre.

Me këtë projekt ne do të arrijmë që të kemi një kujdes më të madh për dëshmoret e rënë në luftën tonë për liri”, ka vlerësuar Ministri Matoshi.

Nga ana tjetër, kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka falënderuar Ministrin Matoshi për përkrahjen që ky i fundit po i jep komunës së Ferizajt dhe vlerësoi se ky projekt është mjaft i rëndësishëm marrë parasysh historinë që përfaqëson, kontributin dhe sakrificën e dhëne nga ushtarët e UÇK-së për lirinë e Kosovës.

Back to top button