Perry duhet t’i paguajë këto para reperit Flame

Perry duhet t’i paguajë këto para reperit Flame

Kjo shumë është një pjesë prej 2.7 milionë dollarëve që gjykata i ka dhënë artistit Flame si dëmshpërblim, pasi ky i fundit kishte paditur Perryn për kopjim të njërës nga këngët e tij, kur ajo kishte publikuar këngën Dark Horse në vitin 2013.

Labeli i saj Capitol Records do të duhet të paguajë shumicën e shumës, shkruan rtv21.tv.

Ekipi ligjor i këngëtarës kanë deklaruar se do të ankohen. Ata kanë deklaruar se labeli ka fituar 31 milionë dollarë nga Dark Horse, por pas sbpenzimeve kanë përfituar vetëm 630 mijë.

Edhe pse Flame fitoi gjyqin, ai do të pranojë vetëm një pjesë të vogël të asaj që ka kërkuar, pasi fillimisht artisti kishte paditur Perryn për 20 milionë dollarë./21Media