Ka rritje për rreth 2% për shërbimet komunale

Ka rritje për rreth 2% për shërbimet komunale

Organizata INPO ka publikuar raportin vjetor “Indeksi i kënaqshmërisë së qytetarëve me shërbimet komunale në Prishtinë”, ku nga ky raport del se mesatarja aritmetike e kënaqshmërisë me të gjitha shërbimet komunale është 41.99%, kurse pakënaqësia është 29.56%.

Drejtoresha ekzekutive e Iniciativës për Progres (INPO), Albulena Ndrecaj tha se krahasuar me indeksin e kënaqshmërisë me vitin e kaluar ka rritje për rreth 2% për shërbimet komunale, por që ka edhe rënie në disa rënie të kënaqësisë për disa shërbime.

Ndrecaj tha se janë përfshirë gra dhe burra të moshës 18 vjeçare që kanë treguar vlerësimet e tyre rreth 15 shërbimeve komunale që i ofron Komuna e Prishtinës.

Nga Ministria e Administratës dhe Pushtetit Lokal, Shkëlzen Jakupi tha se këto të dhëna përputhen më indeksin e kënaqshmërisë së shërbimeve komunale të Prishtinë që i ka bërë kjo ministri.

Ai theksoi se komuna e Prishtinës është vlerësuar mirë në ofrimin e ndryshëm të shërbimeve komunale.

Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi tha se rezultatet kanë qenë të pritshme dhe të ditura në çdo aspekt, por që u zotua se si komunë janë duke punuar që të rrisin nivelin e çdo shërbimi komunal, të cilat tha se ato do fillojnë të implementohet deri në fund të këtij viti apo gjatë vitit tjetër.

Ky projekt është mundësuar nga projekti “Të rimenduarit të demokracisë lokale dhe qeverisjes së mirë në Kosovë”, që financohet nga Rockefeller Brothers Fund.