Aksident hekurudhor në Gjermani

Aksident hekurudhor në Gjermani

Një aksident hekurudhor ka ndodhur në afërsi të qytetit gjerman të Dusseldorfit, me ç’ rast janë lënduar 41 persona.

Policia ka filluar hetimet mbi aksidentin, ku një tren udhëtarësh është përplasur në një tren mallrash në qytezën e Meerbuschit pranë Dyseldorfit. Zyrtarë të departamentit të zjarrfikësve kanë thënë se 150 pasagjerë ndodheshin në trenin e udhëtarëve në momentin e aksidentit, shkruan rtv21.tv.

Sipas tyre, largimi i njerëzve nga treni është prioritet kryesor.

Ndërkohë, sipas zëdhënësit të qeverisë gjermane, kancelarja Angela Merkel është informuar mbi situatën.

Meerbusch ndodhet në Westphalia mbi Rhine, dhe konsiderohet si vendi me popullsinë më të dendur në Gjermani./21Media