Nik deklarohet pas ecjes së rrezikshme

Nik deklarohet pas ecjes së rrezikshme

Masaya është një nga tetë vullkanet në botë që ka një liqen të llavës aktive, ndërsa gjeneron nxehtësi prej rreth 1100 gradë Celsius.

Kjo aspak nuk e frikësoi Nik Wallenda-n, 41- vjeçar, i cili eci 600 metra përgjatë një teli çeliku mbi vullkanin aktiv Masaya në Nikaragua – duke realizuar marifetin më të rrezikshëm në karrierën e tij.

Pasi përfundoi ecjen e tij, e cila u përcoll live nga kamera speciale termike, Nik tha se syte e tij filluan të digjeshin teksa ecte mbi vullkanin.

 

Ai gjithashtu rrezikoi të digjej nga acidi koroziv ndërsa avulli ujit përzihet me dioksidin e squfurit./21Media