17 aksidente me të lënduar

17 aksidente me të lënduar

Vetëm gjatë ditës së mërkurë në territorin e Kosovës kanë ndodhur 42 aksidente.

Policia e Kosovës, ka njoftuar se 17 aksidente ishin me të lënduar, kurse 25 aksidente tjerë vetëm me dëme materiale, shkruan rtv21.tv.

Sipas statistikave të përgjithshhme, policia po ashtu ka shqiptuar edhe 1 mijë e 156 tiketa trafiku për shoferët të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Vetëm gjatë 28 gushtit janë arrestuar 39 persona, 26 prej të cilëve janë dërguar në mbajtje, kurse 4 prej tyre në vuajtje të dënimit./21Media