15 aksidente me të lënduar

15 aksidente me të lënduar

Numri i aksidenteve që po ndodhin çdo ditë në Kosovë vazhdon të jetë i lartë. Kështu, vetëm në 24 orët e fundit janë raportuar 42 aksidente trafiku, prej tyre 15 me të lënduar dhe 27 me dëme materiale, shkruan rtv21.tv.

Sipas statistikave të përgjithshme, vetëm të dielën policia rrugore ka shqiptuar 1 mijë e 212 tiketa dënimi për kundërvajtësit në komunikacion.

Ndërkaq, sa i përket veprave të ndryshme penale raportohet se janë arrestuar 19 persona, 12 janë dërguar në mbajtje dhe 4 në vuajtje të dënimit./21Media