Një aksident me fatalitet

Një aksident me fatalitet

Policia e Kosovës ka publikuar sot statistikat e përgjithshme për aksidentet dhe arrestimet gjatë 24 orëve.

Sipas tyre, në rrugët e Kosovës vetëm dje kanë ndodhur 42 aksidente.

22 prej tyre janë aksidente në të cilat nuk ka pasur persona të lënduar, vetëm dëme materiale. 19 tjera me persona të lënduar, ndërsa një aksident ishte me fatalitet.

Përgjatë këtyre orëve, Policia ka shqiptuar 1 mijë e 123 tiketa trafiku. Ndërsa ka arrestuar 16 persona, ku 8 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajtje të dënimit./21Media