Policia deklarohet rreth rastit

Policia deklarohet rreth rastit

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot ka vdekur një person derisa ishte duke punuar në një punishte ndërtimi.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:17 në Gjilan.

Policia e Kosovës me urgjencë kanë dal në vend të ngjarjes dhe nga hetimet e para mësohet se i ndjeri B.E. (1977) shqiptar shtetas i Kosovës, me banim në fshatin Ramjan, komuna e Vitisë, derisa ishte duke punuar në një objekt banesor, i cili ishte në ndërtim e sipër, në rrugën ‘’Marie Shllaku’’, në rrugën  e Kamenicës”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Policia tha se derisa kishte qenë duke e tërhequr një gyp, dyshohet se i ndjeri kishte pasur kontakt me telin e rrymës së tensionit të lartë, me ç ‘rast dyshohet se ka vdekur si pasojë e kontaktit me rrymën.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante nga Policia dhe prokurori i shtetit, KEDS-i, inspektorët e punës dhe mjeku kujdestar, i cili edhe ka konstatuar vdekjen e tij”, thuhet tutje në komunikatë.

Poashtu, Policia njoftoi se trupi i pa jetë i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë dhe rasti për momentin  është cilësuar si ‘’Vdekje e dyshimtë’’./21Media