”Projekti i NISMA-s përfaqëson vlerat e Tusuzit”

Berisha  tha se lagjia e “Tusuzit” ka qenë në ballë të ndryshimeve pozitive në të gjitha kohërat

Kandidatët e NISMA–s për deputet, Zafir Berisha, Albulena Balaj –Halimaj dhe Manuella Koni, u pritën nga qytetarët e lagjes “Tusuz” të Prizrenit, duke dëshmuar kështu përkushtimin e tyre në përkrahje të deputetëve të ardhshëm në parlament.

Zafir Berisha si kandidat i ardhshëm për deputet, tha se është i nderuar që është në lagjen “Tusuz” për të prezantuar projektin e NISMA për Kosovën për zgjedhjet e 11. Qershorit, projekt ky i cili sipas tij  përfaqëson vlerën kulmore të “Tusuzit”, Prizrenit dhe Kosoves.

Berisha ndër të tjera tha se lagjja heroike e “Tusuzit” ka qenë në ballë të ndryshimeve pozitive në të gjitha kohërat, prandaj është momenti që masovikisht të dilet në zgjedhje, në mënyrë që të triumfojë koncepti i NISMA-s dhe të filloj një etapë e re për qytetaret e vendit tonë.

Tubimin e përshëndeten edhe kandidatet për deputete, Albulena Balaj-Halimaj dhe Emanuela Koni.

Back to top button